Gashi tregon se sa i frikësuar ishte Kurti pas sulmit në Banjska: Vinte me na’u lutë

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka treguar për friken që kishte kryeministri Albin Kurti pas sulmit terrorist në Basnjka.

Gjatë një interviste ai ka dhënë detaje rreth seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila ishte mbajtur 28 shtatori 2023, pas sulmit terrorist.

Sipas tij, në këtë seancë Kurti ishte shfaqur shumë i frikësuar.

Kur është vrarë polici Afrim Bunjaku (në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë)…aq i frikësuar ka qenë zoti KURTI, sa kur ka hyrë në Kuvend, nga ai luani, shqiponja që i hapte krahët. Vinte me na’u lutë, se nuk e dinte se qysh reagon. Qysh do të reagojë salla. Ia kemi dhënë përkrahjen e plotë, pa asnjë rezervë. Jo Albin Kurtit, jo VV-së, por kryeministrit të Kosovës, shtetit dhe çdo polic që ka shkuar në veri”, ka thënë Gashi.