Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kërkon që me çdo kusht të anashkalojë njohjen e Kosovës, apo procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Për këtë ka bërë një propozim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen njëkohësisht në Bashkimin Europian.
“Nëse pranohemi të gjithë së bashku, pa përjashtim, të gjithë do të ndihen më mirë, si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët.
Dëgjoj vetëm reagime të mira për këtë ide dhe do t’ua them këtë Antonio Kostës dhe Ursula von der Leyen”, tha Vuçiç. Kryeministri malazez Milojko Spajić iu përgjigj këtij sugjerimi, duke deklaruar në X se ai ishte dakord që “BE-ja duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.
Megjithatë pati dhe një kunjë për Beogradin: “ne do të jemi atje që në vitin 2028, do t’ju presim atje dhe po ju mbështesim që të përshpejtoni vërtet kandidatët e tjerë në rajon”, shkroi ai. (










