Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së Martin Canit, u dënua me 16 vite burg.
Babai i të ndjerit, Ëngjëll Cani është shprehur se shkolla është shkaku i parë i kësaj ngjarjeje, pasi nuk i ka dërguar asnjë mesazh as për ta lajmëruar për sherrin që kishte ndodhur mes tyre.
“Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha Ëngjëll Cani, babai i të Martinit.










