“Ti nuk je numër, je emër” – Vazhdojnë pakënaqësitë në LDK, kësaj radhe për Arben Gashin

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrin t’i menaxhojë “egot” e kandidatëve për deputetë. Para disa ditësh me hidhërim reagoi Doarsa Kica-Xhelili për çështje të numrit që iu është dhënë në listën zgjedhore të LDK’së. Kësaj radhe, në mënyrë inderekte, është shpërfaqur pakënaqësi edhe për Arben Gashin.

Flamur Gashi, vëllai i Arben Gashit, ka reaguar në ‘Facebook’ pasi ish-deputetit të LDK’së i është dhënë numri 23 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik. Gashi ka thënë se Arbeni “nuk është numër, por emër”.

“I dashur, vella ARBEN!. Ti nuk je numer, ti je emer, ti i jep numrit emer…”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

“Vota per ty, eshte vote per familjarin e dashur, njeriun dinjitoz, profesionist, te drejte, te paperkulur, patriot dhe atdhetar! Çdohere dhe ne çdo rrethane, ne krahun tend! Krenar me ty, punen, dinjitetin dhe emrin tend”, përmbyllet postimi i tij.