“Nuk ja kemi borxh askujt gjendjen e sotme. Nuk na falë askush nesër gabimet e sotme”, kështu tha kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, gjatë eventit të sotëm të LDK-së.
Abdixhiku tha se askush, as për së afërmi, nuk ka ekip më të mirë, program më të qartë, vullnet më të hekurt për të ju shërbyer siç e meritoni si popull me plot vlerë, siç ka LDK.
“Sepse ndjejmë dhe kemi përgjegjësi. Përgjegjësi ndaj çdo prindi që lufton çdo ditë për t’ua bërë të nesërmen fëmijëve të vet; ndaj çdo të riu që kërkon mundësi; ndaj çdo të moshuari që meriton dinjitet; ndaj çdo familjeje që pret nga shteti, jo favore, por kujdes dhe mbështetje”, deklaroi Abdixhiku.










