Abdixhiku: 28 dhjetori vendos drejtimin e Kosovës për vitet e ardhshme

Kandidati për Kryeminstër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, deklaroi se data 28 dhjetor vendos drejtimin e Kosovës për vitet e ardhshme.

Prandaj, sipas tij në këtë moment lind pyetja e vetme që ka rëndësi për ne dhe të tjerët që më 28 dhjetor kanë fatin e këtij vendi në dorë: pse ne? Pse Lidhja Demokratike e Kosovës? Pse ekipi ynë? Pse vizioni ynë është zgjidhja për vendin?

“Sepse ne vijmë me përvojë, me dije, me maturi, me institucione, me vizion të qartë e të guximshëm. Vijmë me një traditë që nuk e ka përdhosur kurrë shtetin, me një histori që nuk e ka ndarë kurrë popullin, me një rrugë politike që gjithmonë e ka mbrojtur interesin kombëtar mbi interesin partiak. Dhe pikërisht kjo vlerë është ajo që Kosova kërkon sot: normalitet, qetësi, përgjegjësi – mbi të gjitha zhvillim”, tha Abdixhiku.