FSK-ja përgatit ushtarët me njohuri mjekësore

Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë, në kuadër të Komandës së Logjistikës, është zhvilluar kursi “Medik Luftarak/Cobat Medik” për pjesëtarët e Regjimentit të Parë të Komandës së Forcave Tokësore.


Sipas njoftimit të kësaj force, kursi është realizuar në përputhje me standardet e NATO-s, me qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe aftësi bazike e të avancuara mjekësore, të nevojshme për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë.