“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Sipas raportimeve të fundit, konflikti që çoi në ngjarjen e dhunshme ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas është përshkallëzuar në një përplasje live.

Kuçi ka pohuar se konflikti me autorin e plagosjes, i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ka nisur pas një debati dhe sharjesh në TikTok.

Fabion Kuçi ka një histori kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli dhe i ka kryer disa vite burg atje. Ai ka qenë gjithashtu aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje me figura të njohura si Kozak Braçi dhe Xhemal Uka, i cili njihet si ‘Fire’ online.

Xhemal Uka gjithashtu është shpallur në kërkim prej disa ditësh për një ngjarje të dhunshme që ndodhi në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar u dhunua brutalisht me sende të forta dhe çekiç. Pas këtij incidenti, Uka u shpall në kërkim, ndërsa personi që kreu dhunën u arrestua.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjet që çuan në plagosjen e Kuçit.

Ky zhvillim tregon se konflikti fillimisht virtual mund të ketë pasoja serioze në jetën reale, duke rikthyer vëmendjen tek rreziqet e përfshirjes në debate dhe sharje online.