Në vitin 2000, presidenti i FFK-së Agim Ademi ishte shpallur puntori më i mirë i sportit në vend

Derisa jemi në fund të vitit kalendarik, kur të gjitha institucionet, kompanitë ,shoqatat apo cfarëdo organizimi tjetër shoqëror zgjedhin më të mirët në mesin e tyre, në internet po qarkullon një fotografi e vitit të largët 2000, pra një qerek shekulli, kur sot Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, në atë botë ishte shpallur puntori (veprimtari) më i mirë i sportit në vendin tonë.


Të gjithë e pohojnë se z. Ademi, qysh në vitet e okupimit, madje ekzistojnë fotografi e rrallë edhe video, kur z. Ademi shihet në mesin e “parisë” së Kosovës jo vetëm në arenën ë futbollit, por sidomos në këtë të futbollit, si kontribues i pa shoq, njëherë si futbollist, pastaj me vite0 të tëra duke nda nga familja kafshatën e gojës për të mbajtur gjallë lojën më të bukur në botë në mesin e rinisë shqiptarë, e që në ato kohra, futbolli nuk ka qenë thjeshtë sport, ka qenë institucion unitar i kombit, për ngritjen e kauzave.


Sot, kur jemi në fund të vitit dhe pritet të zgjidhen më të mirët e futbollit në vendin tonë, po e sjellim këtë fotografi për të ngritur nivelin e rëndësisë së cmimeve në fund të vitit, të cilët nuk jemi të bindur kur janë shijuar më shumë, sot në liri, apo atëherë në okupim apo mënjëherë pas lirisë, kur gjithcka ka qenë në rindërtim e sipër.