Bedri Hamza, kanddiat i PDK-së për kryeministër, ka folur në lidhje me pritshmëritë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Hamza ka vlerësuar se ish-partitë opozitare do të rikthehen në opozitë.
Tutje, ai ka theksuar se VV-ja duhet të shkojë në opozitë që të reformohet.
“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë. Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje. Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera,” tha Hamza.










