Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me pritshmëritë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Hamza është shfaqur i bindur se do të jetë kryeministri i ardhshëm.
Hamza ka treguar se parapëlqen koalicion me LDK-në dhe AAK-në.
“Jam i bindur se do të kemi rezultate të mira për të qeverisur Kosovën. Vijat e kuqe janë tregu të dëmshëm – i shoh si mundësi për bisedime, por për shkak të mungesës së rezultateve, VV duhet të shkojë në opozitë, të reformohet dhe të ndryshojë qasje. Për mua, koalicioni bëhet me partitë tjera. Mendoj se VV-ja është Kurti – respekt për të – por partitë tjera kanë strukturë tjetër” – tha Hamza.










