Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, do të takojë sot Papa Leon në Selinë e Shenjtë.
Presidentja do të zhvillojë takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
“Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.










