Policia po e heton vdekjen e një gruaje në Suharekë: U dërgua pa shenja jete në QKMF

Një grua në Suharekë është dërguar pa shenja jete në QKMF, njofton Policia.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“HETIM I VDEKJES- Suharekë 14.12.2025-21:50. Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion.”