
Sipas Hazirit, kontributi i mërgatës ka qenë i jashtëzakonshëm në periudhat më të vështira për popullin e Kosovës, duke përfshirë mbështetjen për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Ai thekson se solidariteti me familjet në atdhe, besimi i palëkundur dhe angazhimi për ndërtimin e shtetit kanë krijuar një lidhje organike dhe të pashkëputur mes LDK-së dhe mërgimtarëve.
“Edhe në momentet e zhgënjimit, mërgimtarët kanë vazhduar të besojnë dhe të shpresojnë për familjen, atdheun dhe vlerat që na bashkojnë”, ka theksuar Haziri, duke nënvizuar se kjo besnikëri ka qenë shtyllë e rëndësishme e qëndrueshmërisë politike dhe shoqërore të Kosovës.
Ai shtoi se Kosova mbetet atdheu që mërgimtarët e duan dhe e mbajnë gjithmonë afër zemrës, pavarësisht distancës fizike. Sipas tij, roli i mërgatës nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik, kulturor dhe kombëtar, duke ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen e identitetit dhe aspiratave shtetërore të Kosovës.
Në fund, Haziri shprehu mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgimtarëve ndaj atdheut, duke theksuar se LDK-ja do të vazhdojë ta konsiderojë mërgatën si pjesë të pandashme të jetës politike dhe shoqërore të vendit.










