Presidentja Osmani shkon te kryetari Peci në Mitrovicë, e uron për marrjen e detyrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Mitrovicë të Jugut, për ta uruar Faton Pecin për detyrën e Kryetarit të kësaj komune, për të cilën detyrë u betua të premten e 12 dhjetorit.

Peci priti në takim Osmanin, ndërkohë që aty Presidentja u prit edhe nga dy vajza të cilat i dhuruan lule.

Osmani uroi Pecin për marrjen e detyrës, e ku së bashku vazhduan rrugën për në zyrë të kryetarit.

Osmani e Peci kanë qenë kolegë e themelues të partisë Guxo.