Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Zyra e Presidentit është shndërruar në zyrë politike.
Hoti këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’ pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani tek Faton Peci, kryetari i Mitrovicës së Jugut, i cili është edhe dy herë bashkëpartiak i Osmanit.
“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike.Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues.
Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, thotë Hoti.










