Daut Haradinaj: Kosovën e fortë e ndërtojmë vetëm të bashkuar

Daut Haradinaj nga AAK, ka përcjellë një mesazh bashkimi dhe uniteti përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit krah për krah për ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më të respektuar.

Në videon e shoqëruar me mbishkrimin “Kosovën e fortë, të unifikuar nga brenda dhe të respektuar mes aleatëve tanë, mund ta ndërtojmë vetëm duke qëndruar krah për krah”, Haradinaj nënvizon nevojën për unitet të brendshëm politik dhe shoqëror si kusht themelor për fuqizimin e shtetit

https://www.facebook.com/share/v/1Cw2geE6hC