Një banor i Sydney, i identifikuar gabimisht si një nga autorët e sulmit në plazhin Bondi, ka reaguar me shqetësim, duke i shprehur i pasigurt.
Naveed Akram ka një emër të njëjtë me të dyshuarin e ri, dhe një foto nga llogaria e tij në Facebook u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, raporton BBC.
Në një video të shpërndarë nga Konsullata e Përgjithshme e Pakistanit në Sydney, Akram ka deklaruar “po ju them qartë se nuk jam unë, nuk kam asnjë lidhje me atë incident ose me atë person. Jam shumë i shqetësuar dhe i frikësuar për këtë, dhe nuk mund të dal jashtë në siguri.”
Konsullata e Pakistanit ka shtuar se ky akt ka rrezikuar jetën e një shtetasi të pafajshëm nga Pakistani.










