Ish – eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe këngës për liderin e tyre, Albin Kurti.
“Myhybët e Albin Kurti kanë kaluar fazën e euforisë dhe tashmë janë në fazën e çrregullimit psikosomatik. Pas kësaj faze vjen depresioni. Asnjëra nga këto faza nuk sjell asgjë të mirë për kombin shqiptar”, shkruan Lushi.
Ai shton se “kultivimi i kultit të individit është i rrezikshëm”.
“Kombi shqiptar ende paguan për kultet e personaliteteve nga shekulli XX dhe kultivimi aktual i kultit të individit nga disa segmente të kombit shqiptar është antishqiptarizëm i rrezikshëm. Duhet të ekspozohet dhe ndalet me çdo kusht nga çdo shqiptar me tru dhe mendje”, përfundon Lushi.










