Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për deputet, ka publikuar një postim të gjatë, në të cilin ka komentuar disa çështje dhe ka ofruar disa zgjidhje.
Hoti ka pasur fjalë të ashpra për qeverisjen e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.
Tutje, ish-kryeministri nuk ka harruar të përmend edhe Vjosa Osmanin, presidente e Kosovës.
“Në anën tjetër, Kosova po bartë pasoja nga sjellja e papërgjegjshme dhe antishtetërore e Kurtit dhe Osmanit sa i përket Marrëveshjes së Uashingtonit. Investimet madhore në infrastrukturë e energjetikë që burojnë nga kjo marrëveshje nuk kanë ndodhur. Përfitimet e pritura politike nga zbatimi i këtyre projekteve përbëjnë koston kryesore për Kosovën nga kjo sjellje e papërgjegjshme dhe antishtetërore” – ka shkruar Hoti, ndër të tjera.










