Haradinaj i vendosur: Nuk e votoj një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur në lidhje me kaolicionet paszgjedhore.

Haradinaj është deklaruar rreth koalicionit ose votimit të një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti, kryetar i VV-së.

Haradinaj është treguar i vendosur, duke thënë se nuk ka votë për një qeveri të udhëhequr nga Kurti.

“Unë punoj për qeverinë e opozitës” – tha Haradinaj.

I pyetur nëse do ta votonte një qeveri të re të Kurtit, Haradinaj u përgjigje në mënyrë negative.

“Jo, ju kam tregu. Nuk e kam pasë opsion as më përpara, as që e kam tash opsion” – u përgjigj Haradinaj.