Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pasditen e djeshme ka realizuar një aksion arrestimesh lidhur me dyshimet për keqpërdorime serioze në proceset e shpronësimit.
Sipas informatave të siguruara, në kuadër të këtij rasti janë arrestuar: Jovica Mitrovic,Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani, dhe Nexhmije Karaqi.
E arrestuara e fundit sipas burimeve të besueshme është Vitesa Dibrani.
Burime të Sinajlit nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti lidhet me dyshime për veprime të organizuara dhe përfitime të kundërligjshme gjatë procedurave të shpronësimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pritet që ndaj tyre të zhvillohen veprime të tjera hetimore, përfshirë intervistimin dhe caktimin e masave procedurale.
Hetimet janë në vazhdim.










