Mon Neziri është emëruar pjesë e kabinetit të kryetarit të sapozgjedhur të Mitrovicës, Faton Peci.
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas këtij emërimi, duke e kritikuar.
Ai ka deklaruar se Mon Neziri është personi që u pa duke festuar me goma për fitoren e Pecit.
“Mon Neziri është pjesë e kabinetit të Faton Pecit zyrtarisht nga sot… ky është njeri prej xhungllashave me goma të kerrit. Vota e juaj për VV nuk është vetëm për Albin Kurtin, por edhe për militanta pa shije si ky personi sot, e plot të tjerë para tij,” shkroi Syla, duke shtuar më pas: “Marre, bre Zoti ju marroft“, shkroi ai.
Vetë Neziri e ka konfirmuar se është emëruar pjesë e kabinetit të Faton Pecit.
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se nga sot, më datë 18.12.2025, do të jem pjesë e kabinetit të Kryetarit, z. Faton Peci, në Komunën e Mitrovicës së Jugut”, ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook.










