Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza është Kryeministri në ardhje, ky pernime “nuk lëshon pe”

Artisti i njohur Gramoz Aliu Mozzik, ka publikuar një postim nga Sheshi Adem Jashari në Ferizaj, ku është shfaqur së bashku me kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke vlerësuar qeverisjen e PDK-së në këtë komunë.

“Nga Sheshi Adem Jashari në Ferizaj, bashkë me Kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bëmë një xhiro nëpër Ferizaj për t’i parë nga afër punët e mrekullueshme që janë bërë pikërisht nga qeverisja e PDK-së. Ky pernime “nuk lëshon pe” amo pernime jo hajgaregji”, ka shkruar Mozzik.