Në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë, është refuzuar për të dytën herë kërkesa për lirim me kusht e Fadil Fazliut, i cili po mbahet në paraburgim nën akuzat për administrim të drejtësisë.
Kështu kanë konfirmuar burimet për Periskopin, pavarësisht dorëzanisë prej 40 mijë euro.
Kujtojmë se ditë më parë Isni Kilaj u lirua me kusht nga Specialja.
Siç thuhej në njoftim, në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale.










