Çitaku falënderon shtetin e Bahamas për njohjen e Kosovës: Mirënjohje për secilin që kontribuoi në këtë proces

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi që shteti i Bahamas e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Çitaku ka falënderuar popullin dhe institucionet e Bahamas, duke shprehur mirënjohje për secilin që ka kontribuar në këtë proces.

‘’Lajmeve të mira për Kosovën u gëzohemi gjithmonë.

Faleminderit popullit dhe institucioneve të Bahamas për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Mirënjohje për secilin që kontribuoi në këtë proces, si dhe falënderim i veçantë për miqtë dhe aleatët tanë që na kanë qëndruar pranë dhe na kanë ndihmuar në çdo hap’’, ka shkruar ajo.