“Kosova kurrë s’ka qenë më keq” – Rama bën apel për mobilizim qytetar: Vota juaj e çon vendin përpara!

Rrahman Rama, kandidat i PDK-së për deputet me numër 7 ka bërë një apel të fortë drejtuar qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se vota e tyre është mënyra për të çuar vendin përpara dhe për të larguar të keqen nga vendi.

Ai u shpreh se Kosova ndodhet në një situatë shumë të vështirë në të gjitha fushat dhe kujtoi se edhe dialogu strategjik është penguar, pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare që ka marrë vendi në momente kritike.

“Qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë. Vota e tyre e çon Kosovën përpara dhe e largon një të keqe prej vendi. Unë jam i bindur që Kosova kurrë s’ka qenë në situatë më të keqe në të gjitha fushat. Na e kanë ndaluar edhe diagolun strategjik, që kur ka qenë në pyetje ekzistenca apo mos ekzistenca e popullit tonë, janë ardhë Amerikanët dhe na kanë ndihmuar”, tha Rama.