Në fshatin Leshak të Leposaviqit, është arrestuar një ish-pjesëtar i ministrisë së brendshme të Serbisë (MUP).
Ai dyshohet për përfshirje në rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga ana e Serbisë, rast i cili ndodhi më 1 nëntor të këtij viti brenda territorit të Kosovës
Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se i arrestuari ka qenë i integruar në Policinë e Kosovës nga viti 2013, por që në ndërkohë kishte dhënë dorëheqje.
Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
Policia bëri të ditur se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit nga ku kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale, 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.










