Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përcjellë urime me rastin e festës së Krishtlindjes për besimtarët e krishterë.
Përmes një mesazhi urimi, Ambasada amerikane ka uruar festë të gëzuar për të gjithë ata që e kremtojnë Krishtlindjen, si në Kosovë ashtu edhe kudo në botë.
“Urojmë Krishtlindje të Gëzuar për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe anembanë globit”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.










