Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave mbrëmë pas mbylljes së vendvotimeve, duke i përditësuar të dhënat në kohë reale në website.
Të dhënat për herë të fundit janë përditësuar sot në ora 9:04. Sipas këtyre të dhënave, janë numëruar 99.26% e vendvotimeve.
Numërimi ka përfunduar në komunat: Leposaviq, Mitrovicë e Jugut, Zveçan, Skenderaj, Istog, Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas, Klinë, Pejë, Malishevë, Lipjan, Novobërdë, Kamenicë, Ranillug, Gjilan, Shtime, Malishevë, Gjakovë, Deçan, Junik, Suharekë, Hani i Elezit, Shtërpcë, Prizren dhe Dragash.
Ndërsa numërimi po vazhdon akoma në komunat: Podujevë, Zubin Potok, Vushtrri, Rahovec, Ferizaj, Viti, Kllokot dhe Kaçanik.
Aktualisht nuk janë numëruar 17 vendvotime.










