Artan Behrami nga PDK-ja ka vlerësuar lart rolin e Bedri Hamzës gjatë periudhës vendimtare për partinë. Ai theksoi se Hamza ka qenë jo vetëm një autoritet politik, por edhe një figurë me peshë morale.
“Sakrifikoi kohë, energji dhe karrierë personale për të mbajtur të qëndrueshme partinë dhe për të mbrojtur vlerat mbi të cilat ajo është ndërtuar”, shkroi Behrami.
Ai vuri në pah se Hamza ka menaxhuar situata të pamundura, ka zgjidhur probleme pa zgjidhje dhe ka qenë shtylla kryesore e mbrojtjes së PDK-së në mungesë të Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli.
“Faleminderit për gjithçka, kryetar!” përfundon reagimi i Behramit.










