Behgjet Pacolli uron Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje

Biznesmeni dhe politikani i njohur, Behgjet Pacolli, ka uruar sot, Albin Kurti, pas fitores së tij në zgjedhjet e fundit.

Në një postim në Facebook, Pacolli shkroi se ky rezultat “konfirmon besimin qytetar dhe vullnetin demokratik” dhe i uroi Kurtit shëndet dhe suksese të mëtejshme në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.