Gjakova, e njohur tradicionalisht si një nga bastionet kryesore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë një mesazh të qartë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2025.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fituese bindëse në këtë komunë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.
Me mbi një të tretën e votave të numëruara, Vetëvendosje ka marrë 53.88% të votave në Gjakovë, duke lënë pas AAK-në me 22.97%.
Partitë e tjera parlamentare kanë mbetur dukshëm prapa, me LDK-në dhe PDK-në rreth 9–10 për qind secila.











