Deri më tani janë numëruar 26,40% e votave, ndërsa në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar rezultatet preliminare.
Nga partia që po prin me më së shumti vota, pra Lëvizja Vetëvendosje, kandidatja me më së paku vota është Adelina Veliji, e cila deri më tani ka 1.011 vota.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, kandidatja e fundit sa i përket numrit të votave të marra është Dafina Broqi, me gjithsej 253 vota.
Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati me më së paku vota është Gafur Ibrahimi, i cili deri më tash ka marrë 158 vota.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Agnesë Mazreku ka marrë vetëm 68 vota, duke u renditur e fundit në listë.
Ndërsa Fadil Hoxha nga Nisma, sipas KQZ-së, deri më tani ka marrë vetëm 5 vota.










