Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është zotuar se do t’i rrisë pagat dhe pensionet për 50%, si dhe do t’i ulë tatimet.
Hamza ka thënë se qysh në vitin 2009 është bërë ulja e normave tatimore, rritja e buxhetit, rritja e pagave dhe ruajtja e stabilitetit makrofiskal, dhe kjo do të ndodhë prapë.
“Kemi premtuar rritjen e pagave 50%. Po nëse nuk e bëj në fillim të mandatit, as fundi i vitit nuk më zë në zyrën e kryeministrit. Nuk kam pse rri nëse nuk i mbaj premtimet”, ka deklaruar ai.










