Lladrovci: Isak Neziri është model i politikanit të qëndrueshëm dhe i lidhur ngushtë me Kosovën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart kandidatin për deputet të PDK-së, Isak Neziri, duke e cilësuar atë si një figurë me biografi të rrallë, qëndrueshmëri dhe parime të qarta politike.

Në deklaratën e tij, Lladrovci thekson se Neziri vjen nga një histori suksesi në ndërmarrësi, e ndërtuar në një shtet ku “respekti fitohet me punë”, dhe sipas tij, ky model përfaqëson tipin e politikanit që i duhet Kosovës sot dhe në të ardhmen.

Ai shton se Kuvendi i Kosovës, por edhe të rinjtë e vendit, kanë nevojë për figura që mbajnë lidhje të forta me vendlindjen, por që njëkohësisht sjellin përvojë dhe integritet profesional nga jashtë.

Lladrovci nënvizon se afërsia shpirtërore e mërgatës me Kosovën duhet të reflektohet edhe ekonomikisht, përmes investimeve dhe zhvillimit që krijon mundësi reale për të rinjtë.

“Në këtë drejtim, Kosova ka nevojë për investime dhe ekonomi të zhvilluar, që t’u hapen perspektiva të reja brezave të rinj. Po Isak, na duhet Kosova e zhvilluar,” thekson ai.

Deklarata e Lladrovcit vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku ai shpreh mbështetje të hapur për kandidatin e PDK-së, Isak Neziri (numri 99 në listë).