
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, për FrontOnline, ka deklaruar se PDK po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit më të mobilizuar se kurrë, duke theksuar se programi i partisë është i ndërtuar drejtpërdrejt mbi kërkesat e qytetarëve.
“PDK është angazhuar si kurrë me parë. E ka programin konkret që buron nga kërkesat e qytetarëve’’, tha Beqa.
Ai u shpreh i sigurt se partia e tij synon dhe mund të dalë fituese në këto zgjedhje.
“Jam i bindur që PDK garon për vend të parë dhe do të del partia e parë me 30%”, deklaroi kandidati i PDK-së
Beqa shtoi se është i bindur edhe për drejtimin e ardhshëm të ekzekutivit.
“Jam i bindur se Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga Bedri Hamza,” tha ai.









