Rama betohet si kryetar, asamblistët e VV-së dhe PDK-së nuk e duartrokasin

Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës në mandatin e dytë.

Rama është betuar si kryetar të martën në seancën inauguruese të legjislaturës së re të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Betimi i tij është pritur me duartrokitje dhe ovacione nga asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në sallën e Kuvendit Komunal.

Mirëpo, asnjë duartrokitje për betimin e Ramës nuk ka ardhur nga opozita komunale në Prishtinë: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Rama, në fjalimin e tij të parë si kryetar në mandatin e dytë, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në Asamble që të punojnë bashkë për zhvillimin e kryeqytetit.