
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se lidhja mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjes Rugova mbetet e pandashme, duke theksuar vazhdimësinë e vizionit të Presidentit Historik Ibrahim Rugova për orientimin perëndimor të vendit.
Në një prononcim publik, Krasniqi u shpreh se ka qenë “gjithmonë kënaqësi” të kalojë kohë me Ukë Rugovën, një prej përfaqësuesve të familjes Rugova dhe pjesë e strukturave të LDK-së. Ajo theksoi se kjo marrëdhënie është mishërim i një tradite politike që synon konsolidimin e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe forcimin e miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Krasniqit, LDK mbetet e angazhuar në vazhdimin e misionit të Rugovës për stabilitet, paqe dhe integrim euro-atlantik. Ajo u shpreh optimiste për procesin zgjedhor dhe mbështetjen që kandidatët e partisë do të marrin në 28 dhjetor.
Deklarata e saj shoqërohet edhe me thirrjen e numrave zgjedhorë të kandidatëve të LDK-së, përfshirë Ukë Rugovën (numri 10) dhe vetë Krasniqin (numri 36).










