Votimi në diasporë, Krasniqi akuzon Gjykatën Supreme se është në linjë me partitë opozitare

Alban Krasniqi, përfaqësues i VV-së në KQZ, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila e rrëzoi kërkesën e VV-së për të lejuar qendra të tjera të votimit në diasporë, përveç ambasadave e konsullatave.

Krasniqi ka akuzuar Gjykatën Supreme se ka folur me gjuhën e PDK-së dhe LDK-së.

“Gjykata Supreme njëjtë sikur PZAP paska folur me gjuhën e PDKsë dhe LDKsë në ndërmarrjen e përbashkët të tyre për ta luftuar të drejtën e mërgatës për të votuar.

Integriteti i zgjedhjeve nuk rrezikohet nga mërgata, por nga opozita dhe gjykatës të tillë të cilët vendimet i bëjnë sipas porosisë pa trohë integriteti dhe transparence” – ka shkruar ai.