E trishtë: Kjo është 29-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë

Gazeta raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një grua e re, vetëm 29 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në rrugën “Ismet Jashari”.

Viktima është Gentiana Shala, rreth 29-vjeçare. Sipas informatave fillestare, ajo dyshohet se kishte qenë me grip disa ditë më parë dhe kishte marrë tretman mjekësor në shtëpi, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.