Memli Krasniqi: Protesta në Shkup dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh

Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku u mblodhën shqiptarë nga të gjitha trevat.

“Sot, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup, u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se protesta ishte gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, duke e cilësuar atë si dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili individ.

“Një protestë gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh. Mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, ka përfunduar Krasniqi.