Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka njoftuar se ka paditur Alban Krasniqin, anëtar i KQZ-së nga radhët e VV-së.
Miftaraj ka shkruar se padia lidhet me deklaratat e Krasniqit në drejtim të tij, të cilat i quan shpifje.
“Sidoqoftë, e kam obligim me iu njoftu se këtë javë kam deponuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për ofendim dhe fyerje ndaj Alban Krasniqit, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga LVV. Padia lidhet me shpifjet dhe mashtrimet e publikuara ndaj meje” – ka shkruar Miftaraj.










