Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme, kam qenë nën ndikim të drogës

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë, e që lidhet direkt me vendimin që ishte dhënë për të dënuarin Dardan Krivaqa.

Në këtë gjykatë po mbahet shqyrtimi i rastit të Dardan Krivaqës, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në seancë fjalën e mori edhe i akuzuari, i cili kërkoi falje.

“Kërkoj falje çka ka ndodhur. Nuk ka qenë e qëllimshme, kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, tha në fjalën e tij Krivaqa.