Është ndërprerë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kjo seancë do të vazhdoj më 29 janar nga ora 09:30.
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë shfaqur pamje nga momenti kritik i vrasjes.
Fillimisht u dhanë pamje gjatë ditës se si Naim Murseli ishte takuar edhe me Granit Plavën në një pompë derivatesh.
Në sallë u lëshuan edhe pamjet nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar për Liridonën dhe dy fëmijët e tij në një restorant. Po në atë vend u pa edhe Granit Plava.
Gjithashtu në sallë u lëshua dhe një audio-incizim nga momenti kur vritet Liridona Ademaj.
Për këto pamje, i pyetur nga trupi gjykues nëse kishte vërejtje për të thënë diçka, Murseli nuk i komentoi, përveç se tha “pajtohem me avokatin”.
As Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, dy të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridonës, zgjodhën të mos deklarohen pas pamjeve të shfaqura.










