Bashkë me nënën e tij, voton Haradinaj: Ftoj qytetarët t’i dalin krah Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot së bashku me nënën e tij, Rukën, dhe familjarët e tjerë.

“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanie, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu”, tha Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve.

Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen për vendin.

“Bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, përfundoi Haradinaj.