Mbi 51 mijë qytetarë votuan deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme, ku rezulton se 51 mijë e 163 qytetarë tashmë kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve llogaritet të jetë 2.56 për qind.