Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i përditëson të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në përditësimin e fundit, KQZ njofton se kanë votuan 51 mijë e 163 qytetarë.
Shprehur në përqindje deri tash të drejtën e shfrytëzuan 2.56% e qytetarëve.










