Albin Kurti ushtron të drejtën e votës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare.


Kurti e ka hedhur votën e tij në Prishtinë, në qendrën e votimit të vendosur në Fakultetin Juridik.

Ai ka votuar i vetëm, pa përcjellje, duke ushtruar të drejtën e tij qytetare në kuadër të procesit zgjedhor.