Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar sot të drejtën e votës për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Pas votimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje bëri thirrje te qytetarët që të marrin pjesë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.
Ai gjithashtu shprehu shpresën që legjislatura e dhjetë të konstituohet sa më shpejt dhe të formojë qeverinë e re.
“I falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen në fushata, pastaj edhe për durimin dhe angazhimin që kanë treguar. Mendoj që pjesëmarrja do të jetë masive”, tha Kurti.










